back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaRegjionaleQytetarët e Skenderajt: Të dytë janë njëjtë, si Bekim Jashari si Sami...

Qytetarët e Skenderajt: Të dytë janë njëjtë, si Bekim Jashari si Sami Lushtaku (Video)

Të ngjajshme

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva...

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...
Befasia më e madhe me kandidaturat po ndodh në Skenderaj. Kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, është tërhequr nga gara për t`ia dhënë mundësinë Bekim Jasharit që të zgjidhet kryetar komune.

Dega e PDK-së në krye me Lushtakun kanë vendosur që të mos e kandidojnë askënd dhe t`i japin mbështetje djalit të heroit të kombit, Hamzë Jashari. Lushtaku, i cili nuk e kishe shpallur fare kandidaturën, tha se do jetë nder për qytetin e Skenderajt që të udhëhiqet nga një anëtar i Familjes Jashari.

Ai është tërhequr përfundimisht nga gara që ta udhëheqë këtë qytet, për t`i hapur rrugë djalit të Heroit të Kombit Hamëz Jashari, Bekimit.

Në një përgjigje për lajmi.net përmes telefonit, kryetari aktual Sami Lushtaku, i cili është edhe kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ka konfirmuar mos kandidimin e tij në garën edhe për një mandat si kryetar komune.

Ai tha se PDK në këtë qytetet do ta mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar komune,  Bekim Jasharin. Për më tepër, Lushtaku tha se kandidatura e Jasharit është nder për Skenderajn.

Kryetrari i Skenderajt tha se kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e shpallë asnjë kandidat, për t`ia dhënë kështu mundësinë Bekim Jasharit që të vijë në krye të Skenderajt pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

Këtë vendim qytetarët e Skenderajt të cilët tradicionalisht e kanë votuar Lushtakun për kryetar, e kanë cilësuar si gjest burrëror të gjeneralit të luftës.

Ata madje nuk shohin dallim mes Lushtakut dhe familjes Jashari.

Bekim Jashari i cili tashmë ka filluar aktivitetet për kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt, nuk ka dashur të flasë, por më herët për mediet ka thënë se Skenderaj ka nevojë për ndryshime dhe kjo është arsyeja që, sipas tij, t`i futet kësaj gare. /RTK/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz