“Qytetarët e Drenasit sonte duhet “me zi hallve”
BILLI

Lexo edheKë do të emëroj Lladrovci nënkryetar të Drenasit dhe drejtor të Urbanizmit ?

Pas shkarkimit nga detyra e Drejtorit të DKA-së muaj më parë, tani largimi nga qeverisja lokale edhe e Drejtorit të Urbazmit dhe Planifikimit Hapësinor, për asambleistin Xhavit Drenorin, përbën lajm të mrekullueshem për Drenasin, shkruan Drenicapress.
Madje sipas Drenorit ky fakt meriton festë me fishekzjarre!
Lexo edheKë do të emëroj Lladrovci nënkryetar të Drenasit dhe drejtor të Urbanizmit ?
Drenori ka thënë se për tri vite me radhe aktivitet në kuvendin komunal kishte faktuar krim të organizuar në këto dy drejtori komunale.
“Shumë nga rastet e keqperdorimeve në këto drejtori tashmë janë deponuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe shpresoj që sa më parë të nxjerrin para pergjegjësisë ligjore të gjithë zyrtarët komunal që paguheshin nga taksat e qytetarëve të Drenasit dhe abuzuan skajshmërisht me pozitat zyrtare”, ka shkruar Drenori./Drenicapress.info/