Komuna e Drenasit është duke e përgatitur një rregullore përmes së cilës nxënësit e shkollave të kësaj komune nuk do të mundë të veshin minifunde, xhinse, femrat nuk do të mund të shkojnë në objektet arsimore me shami si dhe meshkujt me mjekër të gjatë, shkruan Drenicapress.
Kjo rregullore pritet të hidhet në votim në Asamblen e komunës së Drenasit.
Drenicapress ka marrë opinion e disa qytetarëve lidhur me rregulloren e përfolur dhe ata e përkrahin këtë rregullore me përjashtim se shamia duhet lejuar, por jo edhe ferexhja.
“Minifunde, xhinse si dhe mjekra duhet ndaluar në shkolla por jo edhe shamia e cila është e drejtë fetare”, ka thënë Gjylë Qorri.
Për Sabit Halilin, një plak rreth të 70-ve, nxënësit në shkolla po vishen si e më keq, dhe duhet të ketë një rregull për veshjen e tyre.
“Kur po i shoh të cullakume tu shku në shkollë, dhe djemtë me vothë, të bën me dyshue se ata nuk janë tu shkue në shkollë”, shprehet Halili duke qeshur.
E Astrit Berisha një i ri nga Drenasi thotë se komuna duhet tu kushtojë më shumë rëndësi procesit mësimore se si mbahet nga mësuesit sesa veshja e nxënsëve sepse kjo rregullohte shumë lehtë.
“Cfarë mendon komuna që shamia po pengojka mbarëvajtjen mësimore! Është shumë e lehtë kjo punë, nuk i lenë me hy me xhinse e me shami. Por në anën tjetër po dalin nxansa shumë të dobët. Na e tregoi edhe PISA këtë vit. Komuna duhet t’i kushtoj më shumë rëndësi procesit mësimore. Të mirret me mësuesit ngasa ka shumë të pakualifikuar sidomos në fshatra” ka thënë Berisha.
Neni 33 i projekt propozimit, pika 33.6 thotë se duhet “Të respektohet kodi i veshjes dhe pamjes konform kodit të mirësjelljes (ku ndalohen xhinset, fundi mbi gju, bluza e zbuluar, grillona, pantollonat e shkurtër tek meshkujt, mjekra të lëshuara dhe veshjet me karakter fetar”. /Drenicapresss.info/