back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeQytetarët ankohen për sistemin “online” të policisë për gjobat

Qytetarët ankohen për sistemin “online” të policisë për gjobat

Të ngjajshme

Qytetarët po vazhdojnë reagimet ndaj sistemit “online” të dënimeve që e ka lansuar Policia e Kosovës.

Qytetarë të shumtë kanë nisur të publikojnë në rrjetet e tyre dënimet e paguara të trafikut, ndërsa në sistemin e Policisë figurojnë si të papaguara. Njëri nga ata, Mentor Rafuna, që nuk i është hequr dënimi i ka dërguar këto dëshmi, ku shihet se në sistem figuron ende gjoba e pashlyer, ndërkohë që në foton tjetër shihet pagesa që është bërë në bankë.

Policia e Kosovës ka lansuar një uebfaqe në të cilën qytetarët mund të informohen rreth gjobave në trafik.

Të Fundit

Sport

ShowBiz