back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeQytetarët ankohen në rrugë dhe familje për çmimet në laboratorë, por heshtin...

Qytetarët ankohen në rrugë dhe familje për çmimet në laboratorë, por heshtin te organi përgjegjës

Të ngjajshme

Dhjetëra laboratorë private janë licensuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testin për koronavirus.

IndeksOnline gjatë ditës së djeshme ka raportuar se çmimi për të kryer një test, nuk është i njëjtë, ato po variojnë nga 20 deri në 50 euro.

Një test serologjik SARS-CoV-2 IgM dhe IgG kushton 50 euro, ndërsa testimi serologjik IgM që tregon se individi është në fazën akute të zhvillimit të infeksionit, është 25 euro.

Lidhur me këtë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përmes një komunikate për media, ka thënë se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga qytetarët për çmimet.

Tutje, nga ky organ kanë ftuar qytetarët që t’i drejtohen AKK-së në rast se shohin ndonjë parregullsi eventuale.

“Siç e dini, që nga dita kur Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë licencuar një numër i laboratorëve që do të ofrojnë testimin për virusin SARS-CoV-2, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka ndërmarrë të gjitha masat për monitorimin e këtij tregu përkatës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo shkelje e mundshme e konkurrencës.

Gjatë ditëve të fundit, ne kemi arritur të mbledhim të dhëna të detajuara nga një numër i konsiderueshëm i laboratorëve të licencuar dhe institucioneve të tjera përgjegjëse (siç janë Ministria e Shëndetësisë, Dogana e të tjera), dhe jemi duke monitoruar sjelljen e këtyre institucioneve shëndetësore, me theks të veçantë në caktimin e çmimeve të shërbimeve.

Në Autoritetin e Konkurrencës nuk kemi pranuar ende ndonjë ankesë nga qytetarët, por i ftojmë të gjithë që t’i drejtohen AKK-së në rast se shohin ndonjë parregullsi eventuale.

Po ashtu, i ftojmë sërish edhe laboratorët e licencuar që t’i drejtohen Autoritetin të Konkurrencës në rast se kanë nevojë për ndonjë sqarim lidhur me këtë çështje”, përfundon komunikata./IndeksOnline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz