BallinaLajmeQuni: Xhavit Haliti i mori 8 milionë marka në Tiranë nga Ahmet...

Quni: Xhavit Haliti i mori 8 milionë marka në Tiranë nga Ahmet Krasniqi

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni është i ftuar në emisionin “Pressing” me Leonard Kerqukin.

Anton Quni ka folur për raportet në mes të FARK’ut dhe UÇK’së gjatë luftës.

Thotë se tani nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë verës së vitit 1998, kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

“Unë kam qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë  7 apo 8 milionë marka”, tha Quni në ‘Pressing”.

Por për çfarë u shfrytëzuan këto para?

“Po shpresoj që ato para janë shfrytëzuar për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por kjo pyetje duhet t’i bëhet Xhavit Halitit”, theksoi Quni.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz