BallinaLajmeQuni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Të ngjajshme

Alisson mohon zërat se do të mungoj në Kupën e Botës

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, gjatë ditës së sotme...

‘Ju akoma s’e dini’, çka po paralajmëron Stresi?

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht...

Flick, Arbeloa dhe Simeone dalin kundër thirrjeve islamofobe në ndeshjen Spanjë – Egjipt

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar se është...

Kapet mbi 5 kg marihuanë në Gjakovë, arrestohet një person

Një aksion i Policisë së Kosovës i zhvilluar sot...

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në sigurinë kombëtare dhe gatishmërinë mbrojtëse të vendit.

Ai në seancën e jashtëzakonshme rreth rritjes së çmimeve të naftës , theksoi se përkundër se kjo çështje shpesh trajtohet si krizë ekonomike dhe sociale, pasojat e saj shkojnë më thellë dhe prekin drejtpërdrejt sektorin e sigurisë.

“Rritja e vazhdueshmeve e karburanteve në tregjet ndërkombëtare dhe pasqyrimi i kësaj rritjeje në tregun tonë të brendshëm shpesh diskutohet vetëm si një krizë ekonomike dhe sociale, mirëpo sot jam këtu për të ngritur një alarm mbi një dimension tjetër po aq kritik, ndikimin e drejtëpërdrejtë në sigurinë kombëtare dhe gatishmërinë mbrojtëse të vendit”.

“Sektori i sigurisë dhe mbrojtjes nuk është një konsumator i zakonshëm, ai është një system që mbështetet në lëvizshmërinë, trajnimin e vazhdueshëm dhe reagimin e shpejtë. Kur çmimi i derivaveteve rritet pa një strategji kompensuese ne prekim tri shtylla kryesore të sigurisë sonë, siç janë gatishmëria operacionale dhe mobiliteti, trajnimi dhe pë4rgatitja profesionale dhe logjistika dhe zingjiri i furnzimit”, shtoi Quni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz