back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleQKMF Skenderaj, pacientët presin, po doktorët ku janë?

QKMF Skenderaj, pacientët presin, po doktorët ku janë?

Të ngjajshme

“Qajte se të la”, Alba përplaset me Dolcen për Limin

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe...

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Rinumërimi – Deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të...

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Skënderajt, Hysni Mehani, ka denoncuar një rast të rënd që po ndodh në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skënderaj, shkruan DrenicaPress

Sipas asamblistit të VV-së, radha e pacientëve duke pritur është e gjatë, ngase mungojnë dy mjek, dhe mjeku që është aty, nuk i pranon pacientët e dy mjekëve tjerë.

Lexojeni të plotë denoncimin e Hysni Mehanit:

Kjo është radha në QKMF. Paska filluar dixhitalizimi. Pacientët marrin udhëzime se tek cili doktor duhet të kontrollohen. Doktori askund ?‍♂️, e doktori që është në punë nuk ka të drejtë t’i kontrollojë pacientët e doktorit që mungon ?‍♀️. Tre doktorë figurojnë se janë në punë, në relaitet është veç një.
Duke pritur 1 orë e më shumë, në një ambjent të mbyllur, pacientë me sëmundje të ndryshme, rrezikojnë që në shtëpi të kthehen me një sëmundje shtesë në vend se të marrin trajtim për shërim. Thërras personat përgjegjës: paspak minutave shfaqet doktori i dytë, i treti vjen paspak minutave më thonë, u bënë dy orë po shkojmë drejt orës së tretë. Por kjo nuk është e tëra, në vazhdimësi një infermiere përkujdeset që të fus pacientët e saj të kontrollohen pa pritur rendin. Dhe, unë, dhe plot pacientë të tjerë bëjmë qytetarin e ndërgjegjshëm para një të pandërgjegjshmi. Pak më tutje rrëzohet një motër medicinale, shkaku: shtikllat 10cm. Mbath patika ose papuqe motër, këtu shërbehet nuk sfilohet.

Pas 2 orë e 20 minuta dal nga spitali, për një shërbim që në maksimum do duhej të merrte 20 minuta.

Njëzet vjet e një ditë çlirim. Kush do ta besonte?!

Fotografia e Hysni Mehani

Fotografia e Hysni Mehani

Të Fundit

Sport

ShowBiz