Afaristi shqiptar nga Gjermania, Bahri Tahiri, në bashkëpunim me doktorin gjerman, prof. dr. hc. Henrich Schantmann, dje kanë bërë dorëzimin e donacionit me vlerë prej 75 mijë euro për Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” dhe QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë.
Ky donacion përmban pajisje mjekësore, siç janë shtretër, mbuloja, karroca dhe gjëra të tjera të cilat do të shërbejnë për nevojat e këtyre objekteve spitalore.
Kështu drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka falënderuar donatorët në fjalë duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm këtë donacion, meqenëse sektori i shëndetësisë duhet të këtë gjithmonë prioritet dhe veprimet e tilla janë për tu përgëzuar.
Gjithashtu ajo theksoi se këto pajisje janë shumë të nevojshme për mbarëvajtjen e punës në sektorin e Shëndetësisë.
Po ashtu një pjesë e këtij donacioni do ti shpërndahet edhe qytetit të Vushtrrisë, Ferizajt, Prishtinës dhe Suharekës.
