back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeQeveria në detyrë miraton propozimin që t’i kërkojnë Presidentes autorizim për nënshkrimin...

Qeveria në detyrë miraton propozimin që t’i kërkojnë Presidentes autorizim për nënshkrimin e një marrëveshjeje me BE-në

Të ngjajshme

Mungoi kryetari i trupi gjykues, anulohet seanca ndaj të akuzuarve për manipulim me vota

Këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në...

Nisma përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit

Në një takim miqësor, Kryetari i Prizrenit dhe kandidati...

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më...

Vuçiq takohet me ambasadorin rus për furnizimin me gaz pas sanksioneve amerikane ndaj NIS

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin...

Dogana e Kosovës i zë në ‘offside’ 570 atlete ‘Adidas’ të falsifikuara

Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, ka...

Qeveria në detyrë ka njoftuar se dje ka mbajtur një mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje është miratuar propozimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.

Vendimet e plota:

–         Miratuar propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.

–         Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro.

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz