BallinaLajmeQeveria ndan afër 60 mijë euro për rezidencën “Ibrahim Rugova”

Qeveria ndan afër 60 mijë euro për rezidencën “Ibrahim Rugova”

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Qeveria e Kosovës ka ndarë të martën afër 60 mijë euro mjete për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova” (57 mijë e 934 euro).

Këtë vendim, kabineti qeveritar e mori në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet sot.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i vazhdojë mandatin Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të dënuarve dhe të ish të përndjekurve politik, ka miratuar ndalimin e përkohshëm të eksportit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera për arsye të dëmtimit në sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë.

Në këtë mbledhje u miratuan edhe drafti i koncept dokumentit për politiken “Aplikimi për vende pune nga pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që posedojnë diploma të lëshuara nga institucionet paralele arsimore në Kosovë ku zhvillohet mësimi në gjuhën serbe, drafti i strategjisë kombëtare të Kosovës për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare 2019-23 dhe planin e veprimit 2019-21.

Në këtë pikë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi u shpreh se për këtë duhet të jetë i informuar edhe MAShT-i, si institucion i cili edhe lëshon certifikatat.

Në kuadër të kësaj mbledhje u miratua edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes dy palëshe për qarkullimin ndërkufitar të mbeturinave, respektivisht eksportin e importin e mbeturinave me Republikën Federale të Gjermanisë dhe atë të Kroacisë. Ndërsa u miratua edhe propozim-vendimi për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Punësimit të Republikës të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kurse, zëvendësministrja e MAP-së, Adriana Hoxhiq, prezantoi raportin për funksionimin e kuvendeve të komunave për periudhën janar-mars 2019.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz