BallinaLajmeQeveria miraton me shumicë votash projekt-ligjin për Sigurimet Shëndetësore

Qeveria miraton me shumicë votash projekt-ligjin për Sigurimet Shëndetësore

Të ngjajshme

Ku i morën mbi gjysmë milioni Bujari, Gadafi dhe Arapi?

Janë bërë bashkë për një projekt muzikor. Bujari, Gadafi dhe...

Rusia nuk ka të ndalur, vazhdon bomardimet të tmerrshme në Ukrainë

Rusia po zhvillon një seri sulmesh ajrore të vazhdueshme...

​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi gjyqësor...

Fillon mbledhja e Qeverisë, në shqyrtim projektligji për kontrollin e çmimeve

Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së...

Në Qeverinë e Kosovës sot me shumicë votash është miratuar projektligji për Sigurimet Shëndetësore. Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj e vendos qytetarin në qendër dhe lehtëson barrën financiare të familjeve.

“Projektligji është në përputhje të plotë me strategjitë tona zhvillimore. Është politikë që vendos qytetarin në qendër dhe e bën shtetin garant të shëndetit e dinjitetit të tij”, ka thënë Kurti.

Derisa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kjo nismë është ndër më të rëndësishmet për të ardhmen e shëndetësisë në Kosovë.

“Një nga inciativat më të rëndësishme për të ardhmen e shëndetësisë në vendin tonë, projektligjin për sigurimin detyrueshëm në kujdesin shëndetësor, është me rëndësi të veçantë. Ky ligj vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh, janë analizuar me kujdes sfidat që ka sistemi ynë shëndetësor, janë studiuar praktikat ndërkombëtare për të krijuar një ligj që i përgjigjet nevojave të qytetarëve tanë, dhe një ligj që do jetë i zbatueshëm për realitetin tonë ekonomik dhe social. Pas mbi 10 vjetësh, ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të sigurimeve shëndetësore”, ka thënë Vitia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz