back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeQeveria merr vendim: Institucionet private dhe publike të organizojnë punën nga shtëpitë,...

Qeveria merr vendim: Institucionet private dhe publike të organizojnë punën nga shtëpitë, apo në distancë

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Ditë të fundit pati shtim të numrit të të infektuarve me COVID-19 në gjithë Kosovën. Vetëm dje u konfirmuan 141 raste duke quar kështu numrin e të infektuarve në 1 mijë e 756.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka propozuar vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private në Kosovë të obligohen për organizimin e punës me stafin ne distancë fizike, apo nga shtëpitë e tyre në mënyrë online në funksion të detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të legjislacionit në fuqi.

Pas propozimit të Zemajt, është votuar pro në mënyrë që të shtohen masat për mbikëqyrjen e situatës pandemike me COVID-19.

“Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni, të gjithë obligohen të organizojnë punën me stafin e tyre në përputhje me manualin e MSH-së. Obligohen institucionet dhe inspektoratet të ndërmarrin veprimet e nevojshme të këtij vendimi”, tha ministri Zemaj, raporton Indeksonline.

Zemaj tha se IKSHPK dhe të gjithë ata që merren me situatën e krijuar nga COVID-19 kanë rekomanduar që të kërkohet përkrahja e këtij vendimi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz