Qeveria krenohet me renditjen e Kosovës në Indeksin e Ligjit dhe Rendit
dp

Lexo edheNën masa të shtuara sigurie, Jakup Krasniqi arrin sërish tek familja

Republika e Kosovës renditet në mesin e pesë vendeve të para në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar Gallup.
Sipas të dhënave të publikuara, Kosova ka marrë gjithsej 90 pikë në indeksin që mat perceptimin e sigurisë dhe besimin e qytetarëve në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar edhe mesataren botërore.
Këtë rezultat, qeveria e cilësoi si vlerësim për institucionet e vendit dhe punën e tyre në fushën e sigurisë, shkruan IndeksOnline.
Lexo edheNën masa të shtuara sigurie, Jakup Krasniqi arrin sërish tek familja
Në postimin e saj, ekzekutivi ka theksuar se ky rezultat riafirmon përkushtimin për forcimin e mëtejmë të kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët.