back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeQeveria ia dha 90 mijë euro për shërim në Gjermani, por kjo...

Qeveria ia dha 90 mijë euro për shërim në Gjermani, por kjo është prona e Bujar Bukoshit në bregdetin e Shqipërisë

Të ngjajshme

Gazetari nga Shqipëria, Flamur Vezaj, ka shpalosur një dokument në të cilin shihet se ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi, posedon pronë në bregdetin e Shqipërisë.

Gazetari Vezaj këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke shkruar se Bukoshi nuk ka dhënë asnjëherë llogari për 1 miliard marka të shqiptarëve.

“Ja edhe Bujar Bukoshi, kryeministri i qeverisë në ekzil dhe me letra pronar i 3 % e që nuk ka dhënë llogari ndonjëherë për mbi 1 miliard marka te shqiptarëve! Na paska edhe ky nje pronë në bregdet ne fshatin Qerret të Kavajes (Shqipëri) me emrin e tij! Po me emër tjetër a thua ka prona tjera në Shqipëri e gjetkë!?”, ka shkruar Vezaj në Facebook.

Kujtojmë se edhe përkundër që qindra fëmijë të sëmurë presin për ndihmë nga Qeveria për t’u shëruar jashtë shtetit, Bujar Bukoshit shteti i kishte ndarë 90 mijë euro për shërim jashtë vendit.

Ai ditë më parë kishte publikuar edhe disa fakte, ku nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, posedon prona të mëdha në kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

“Njeriu i sekreteve, na doli me prona në Shqipëri, Xhavit Haliti, ky njeri “misterioz” dhe i përfolur për shumë histori para/gjatë/pas luftës në Kosovë. Në daljen e tij te fundit në media, mes tjerash tha se “për parat e popullit shqiptare të shpenzuara para dhe gjatë luftës NUK DUHET ME FOL, janë SEKRET”, pati shkruar Vezaj për pronat e Xhavit Halitit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz