Qeveria e Kosovës sot voton heqjen e tarifës doganore për produktet që vijnë nga ShBA
dp

Lexo edheNjë tjetër sulm në në transportin hekurudhor në Gjermani

“Nga sot e tutje, të gjitha produktet që vijnë nga ShBA do të kenë tarifë 0 përqind kur të hyjnë në vendin tonë. Ky është një hap i radhës që dëshmon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona,” deklaroi Kurti para kabinetit qeveritar, transmeton lajmi.net
Ky vendim ende nuk është votuar, por pritet të hidhet në votim gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë. Sipas Kurtit, kjo iniciativë është një sinjal konkret i afrimit ekonomik dhe diplomatik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Nëse vendimi miratohet, ai pritet të ketë efekt të menjëhershëm në importin e produkteve amerikane në Kosovë, duke ulur kostot për konsumatorët dhe bizneset./lajmi.net/

Lexo edheNjë tjetër sulm në në transportin hekurudhor në Gjermani