Qeveria e Kosovës e quan akt kriminal sulmin ndaj Azem Vllasit
03
Lexo edheKEDS njofton për ndërprerje të rrymës në këto vende
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin e armatosur, i cili la të plagosur avokatin Azem Vllasi.
Duke i uruar shërim të shpejtë z. Vllasi, Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike.
Qeveria e Kosovës, po ashtu, fton institucionet kompetente të rendit dhe drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë kryesit e këtij akti kriminal. /Drenica Press/
Lexo edheKEDS njofton për ndërprerje të rrymës në këto vende