BallinaLajmeQeveria dënon sulmin ndaj drejtorit të RTK-së

Qeveria dënon sulmin ndaj drejtorit të RTK-së

Të ngjajshme

E lidhnin me Marokun, por mesfushori i Realit zgjedh Spanjën

Thiago Pitarch po fillon të aktivizohet rregullisht kohët e...

Tuchel shpall listën finale të Anglisë: Dyshja e Real Madrid përfshihet, por Trent jashtë

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold, është...

Peleshi në takim me Presidenten e Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryekuvendari i Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë...

Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se...

Ish-trajneri i Barcelonës njofton largimin nga skuadra e tij

Një ish-trajner i Barcelonës ka njoftuar largimin nga skuadra...

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë ku ndodhej familja e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala.

Ky akt kriminal u tha se është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave në Kosovë dhe përpjekje për pengimin e fjalës së lirë, si një prej vlerave më të rëndësishme në shoqërinë kosovare.

“Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të ndriçojnë këtë rast dhe që kryesit e nxitësit e tij të përballen me forcën e ligjit, dhe po ashtu që të merren të gjitha masat për parandalimin e sulmeve të tilla në të ardhmen. Qeveria e Kosovës, po ashtu, shpreh përkrahje të plotë për përfaqësuesit e mediave në misionin e tyre fisnik për informimin e shoqërisë dhe për konsolidimin e fjalës së lirë”, thuhet në reagim.

Qeveria e Kosovës, me këtë rast, i bën thirrje përfaqësuesve të partive politike që të heqin dorë nga gjuha e dhunës, ultimatumet, kërcënimet dhe shantazhet që së fundi i kanë adresuar ndaj RTK-së dhe disa mediave tjera private, të cilat janë pasuar me sulme të tilla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz