Ky djalë i vogël ka provokuar buzëqeshje në shumë përdorues të rrjeteve sociale, pasi një video e publikuar tregon se si ai po përpiqej të qëndronte zgjuar gjatë mësimeve.
Sipas mediave të huaja, katërvjeçari Zhou Zichen shihet duke u “lëkundur” derisa ulet në klasën e tij në një çerdhe në Kinë.
Madje, siç thuhet tutje, fëmija i përgjumur nuk u zgjua edhe kur mësuesja e tij thërriste me zë të lartë emrin e tij.
E prekur nga nxënësi, mësuesja u përpoq pastaj t’i tregonte atij se mësimi kishte përfunduar dhe se ‘ishte koha për të shkuar në shtëpi’, por djali vazhdoi të bënte të njëjtën gjë.
















