back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeQeriqi: Nuk kemi informacione për ndryshimet në ligjin për kategoritë e UÇK-së

Qeriqi: Nuk kemi informacione për ndryshimet në ligjin për kategoritë e UÇK-së

Të ngjajshme

Gallapeni: Me zemër e shpirt për Kosovën, krenar dhe i lumtur!

Dion Gallapeni, në rrjetet sociale ka bërë një shkrim...

Deputeti i PDK-së: VV nuk i ka numrat për qeveri, qëllimshëm bëjnë bllokada

Tashmë janë bërë shtatë muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve...

Kultivoi bimë narkotike në Malësinë e Madhe, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia në Malësinë e...

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, do të shqyrtojë sot raportin e ekspertit për përgatitjen e dokumenteve për nismën ligjore, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

E lidhur me këtë nismë, Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se nuk është i informuar për këto ndryshime.

“Po të them të drejtën nuk jam I informuar rreth këtij takimi të komisionit për këto ndryshime ligjore,sidoqoftë ne do ta shohim se për çfarë ndryshime bëhet fjalë dhe besoj që do tu japim një përgjigje më konkrete”, ka thënë Qeriqi për Telegrafin.

Ai ka theksuar se në takimin e fundit që kanë pasur me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin janë përmendur këto ndryshime mirëpo sipas Qeriqit, ministri nuk ka dhënë detaje më shumë rreth kësaj.

“Krejt çfarë mund tu them tash është se ne do të përkrahim çdo ndryshim pozitiv për këto kategori, pra nëse ndodhin ndryshime në të mirë të veteranëve të UÇK-së,por asnjëherë nuk do të pranojmë ndryshime të cilat mund të ndodhin në dëm tonë”, u shpreh Qeriqi.

Qeriqi ka shtuar se çdo ndryshim të cilin do ta shohin si jo të mirë do ta kundërshtojnë në forma të ndryshme. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz