back to top
Thursday, July 24, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditQeqa Krelani reagon ashpër ndaj nënës së Edon Zhegrovës: “Fjalorin tënd nuk...

Qeqa Krelani reagon ashpër ndaj nënës së Edon Zhegrovës: “Fjalorin tënd nuk e kam dëgjuar kurrë”

Të ngjajshme

Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale pas komenteve të ashpra dhe fyese që, sipas saj, janë bërë nga nëna e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Krelani thekson se pavarësisht kritikave të rënda që i ka bërë në të kaluarën lojtarëve si Rrahmani, Vojvoda, Berisha, Muric, Muslija, marrëdhënia e saj me ta ka mbetur gjithmonë profesionale dhe e respektueshme, përcjell Indeksonline.

“Boll i kam kritiku lojtarët e Kosovës, ekstrem shumë, sidomos kapitenin Rrahmani, Vojvodën, Berishën, Muriqin, Muslijën etj., saqë shpesh i kam rrezikuar edhe intervistat në garat e UEFA-s dhe FIFA-s. Por reagimi i tyre ndaj meje ka qenë gjithmonë super profesional dhe me shumë respekt,” ka shkruar Krelani.

Ajo ka shprehur indinjatën për mënyrën si ka reaguar zonja Zhegrova, duke thënë se nuk ka përjetuar kurrë një gjuhë kaq fyese nga askush tjetër: “Mirëpo fjalor të këtij niveli nuk më ka ndodhur me e dëgju nga një nënë e një futbollisti. Sipas zonjës Zhegrova, unë paskam qenë ‘zhele’ dhe ‘fëlliqësirë’, edhe pse në Dukagjin ‘zheles’ i thonë ‘llokum’.”

Më tej, gazetarja shton se po paragjykohet vetëm pse nuk i përket rrethit të gazetarëve që, sipas saj, kërkojnë favore nga lojtarët dhe heshtin përballë problemeve reale në ekipin kombëtar.

“Nuk pranova të jem pjesë e formacionit të gazetarëve që kërkojnë foto, kafe, fanella, autografe… dhe për këtë arsye, kjo nënë dhe bashkëshorte na tregon që për t’u konsideruar gazetare e zonja, duhet medoemos të kesh fëmijë dhe të mos kritikosh djemtë e Kosovës,” përfundon ajo.

Në fund, Krelani ngre një pyetje direkte për zonjën Zhegrova: “Pse reagon me këtë fjalor prej rrugaqërie vetëm kur kritikon Qeqa, ndërsa ndaj kritikave të kolegëve të mi sillesh sikur nuk ekzistojnë?”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit