back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeQëndron Kastrati kandidon sërish për të parin e Kamenicës

Qëndron Kastrati kandidon sërish për të parin e Kamenicës

Të ngjajshme

Paracetamoli mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD tek fëmijët në barkun e nënës

Gratë shtatzëna duhet të marrin paracetamol vetëm me këshillën...

Hakerët ndërprenë komunikimin me më shumë se 60 anije iraniane

Grupi i hakerëve “Lib-Duhtegan” njoftoi se kreu me sukses...

Yndyra e ‘fshehur’ po ju plak në heshtje

Edhe njerëzit e dobët mund të jenë në rrezik...

Kur fillon plakja e vërtetë?

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi...

Qëndron Kastrati ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Kamenicës.

Në një njoftim në Facebook për shpalljen e kandidaturës, Kastrati që garon me Partinë Socialdemokrate ka thënë se është i bindur që mund t’ia rikthejë Kamenicës “jo vetëm zhvillimin, por edhe dinjitetin”.

“Nga Kika  fillon historia, te njerëzit e Kamenicës merr kuptim. Malësia e bukur me fshatrat e saj të veçanta, qyteti ynë simpatik dhe mbi të gjitha njerëzit e mirë e të dashur janë arsyeja pse po rikthehem të garoj për Kamenicën”, ka thënë Kastrati.

Ai ka thënë se lista e PSD-së për asamble në këtë komunë garanton me “ndershmëri, përkushtim e sinqeritet”.

“Rikthimi im është më shumë se një hap politik. Rikthimi im është rikthimi i besimit se secili trajtohet me dinjitet, se mund të punohet pa dallime dhe me drejtësi. Është rikthimi i meritës, transparencës, investimeve dhe vëmendjes pozitive. Ky rikthim është kthimi i institucioneve te qytetari, jo si vegël e pushtetit por si shërbim për të gjithë”, ka shtuar Kastrati.

Për këtë kohë, Kastrati ka thënë se ka investuar në zhvillimin e tij profesional.

“Gjatë viteve të fundit kam investuar në zhvillimin tim personal e profesional dhe kam përfunduar studimet e nivelit master në Londër, në drejtimin “Politika e Klimës, Inovacionit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Ky ishte një hap i rëndësishëm, sepse përvoja në qeverisje më ka dhënë praktikën, ndërsa studimet më kanë dhënë vizionin. Sot i kuptoj edhe më qartë nevojat e një komuniteti: si ndërtohet zhvillimi, cilat boshllëqe duhen mbushur dhe cilat mundësi duhet kapur”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz