BallinaLajmeQëndrimi i Holandës, i Sllovakisë dhe i Bullgarisë për vizat e kosovarëve

Qëndrimi i Holandës, i Sllovakisë dhe i Bullgarisë për vizat e kosovarëve

Të ngjajshme

GLPS mirëpret heqjen e masave që BE kishte vendosur ndaj Kosovës

GLPS ka mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për heqjen...

Çfarë mendon gjinekologu gjatë vizitës?

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mendon gjinekologu juaj...

India dhe Irani, marrëveshje për të lejuar dy anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Dy anije indiane që transportonin 92,712 ton metrikë të...

Nga qëndrimet e konfirmuara nga Holanda, Bullgaria dhe Sllovakia, kjo e fundit ka dhënë përgjigjen më interesante, shkruan gazeta “Zëri”.

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po vazhdon të mos finalizohet pavarësisht faktit që Komisioni Evropian (KE) ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Kjo pasi disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE) po hezitojnë ta mbështesin liberalizimin për Kosovën. Në mesin e këtyre shteteve gjendet edhe Holanda.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës kanë bërë të ditur se kanë kërkuar sqarime shtesë nga KE-ja sa i përket përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, të specifikuara në Raportin e Komisionit.

Në anën tjetër zyrtarë të MPJ-së së Sllovakisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se e mbështesin perspektivën evropiane të Kosovës, pavarësisht faktit që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz