Përkrahur nga Ministria e Integrimit Evropian, Komuna Skenderaj dhe Drejtoria për Kuturë e komunës së Skenderajt,Qendra Rinore Publike e Skenderajt me 9 Maj hapë ekspozitën pranë kullës Ajfell të cilën e kanë ndërtuar po kjo Qendër.
Në hapjen e kësaj ekspozite do jetë e pranishme edhe Ministrja e integrimeve evropiane Mimoza Ahmetaj.
Ideja e kësaj ka ardhur si shkak I mosliberalizimit të vizave për kosovarët,dhe kështu pamundësia e kosovarëve për të shkuar në shumë vende e edhe tek Kulla Ajfell.
Në njoftimin e Qendrës Rinore Publike të Skenderajt shkruan:
Ekspozitë të Kulla e Ajfellit
Në pa mundësi që të shkojmë për të hapur ekspozitë të Kulla e Ajfellit në Francë për shkak të mos liberalizimit të vizave, Qendra Rinore Publike e Skenderajt do ta sjellë Kullën e Ajfellit në Skenderaj dhe do të hapë ekspozitën.
Ftoheni në ceremoninë hapse të ekspozitës.
dt; 9 Maj 2017, ora; 09:30, Vendi: Sheshi “Adem Jashari” Skenderaj.
Përkrahur nga: Ministria e Integrimit Evropian, Komuna Skenderaj – DKRS-së