BallinaLajmeQendra Korrektuese në Dubravë bëhet me furrë buke, tenderi mijëra euro (Dokument)

Qendra Korrektuese në Dubravë bëhet me furrë buke, tenderi mijëra euro (Dokument)

Të ngjajshme

Miri ka dy fjalë për gruan dhe vajzën

Armir Shahini ka qenë i ftuari i radhës në...

Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki: Pa zemër, nuk të vyn as cilësia

Ish-selektori i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki është pjesë...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

Shërbimi Korrektues i Kosovës ditë më parë ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me kontratë.

Këtë herë, është finalizuar tenderi për furnizim me furrë buke dhe pjesë përcjellëse për Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Vlera e kontratës fillimisht ka qenë 85 mijë euro, derisa për të njëjtin tender kanë aplikuar 3 ofertues, shkruan IndeksOnline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorik ekonomik “Osa Termosistem”, me shumën prej 79, 956,93 euro.

“Operatori ekonomik në çmim duhet te llogarisë edhe mirëmbajtjen për 2 vjet. Pas pranimit teknik operatori ekonomik duhet të ofrojë garanci nga ndonje bankë apo kompani e sigurimeve 10% e vlerës se kontratës për 24 muaj”, thuhet mes tjerash në njoftim, ku precizohen kriteret e kërkuara.

Furnizimi me furrë buke në Dubravë, pritet të ndikojë në përmisimin e kushteve dhe rehabilitimin e të burgosurve në këtë qendër korrektuese. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz