back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeQau si i pastrehë tek Rama! Kush është shqiptari i Strugës që...

Qau si i pastrehë tek Rama! Kush është shqiptari i Strugës që gëzon banesa e pension të lartë (VIDEO)

Të ngjajshme

“E kam pasur emrin më gjatë se ai” – Mark Zuckerberg padit Mark Zuckerbergun

Një avokat i quajtur Mark Zuckerberg po padit platformën...

Rama: Ritme të mira pune në Elbasan – Papër

Kryeministri Edi Rama shprehet se po vijojnë me ritme...

27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare

Një 27-vjeçar, shtetas i Kosovës, u ndalua në Morinë,...

Kjo është çanta më e shtrenjtë e shitur në botë

Në vitin 2019, stilistja e njohur ndërkombëtarisht Debbie Wingham...

Prej 3 ditësh Shqipëria gjendet në një situatë të vështirë për shkak të tërmeteve që kanë përfshirë vendin tonë duke shkaktuar dëme të mëdha njerëzore e materiale.

Si kurrë më parë, shqiptarët u bashkuan njëzëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i pamëshirshëm që mori zyrtarisht 49 jetë të pafajshme.

Të bashkuar me një qëllim, shqiptarët arritën të mbledhin miliona euro, dhjetëra ton ushqime e ndihma si veshmbathje, çadra apo ilaçe. Dhe në këto momente kur solidariteti i shqiptarëve është shumë i lartë, nuk mund të mungojnë edhe rastet e abuzimit.

Pas denoncimit të vjedhjes së ndihmave, një tjetër denoncim i rëndë ka ardhur në redaksinë e albeu.com. Mbrëmjen e kaluar, ERTV trasmetoi bashkëbisedimin e kryeministrit Rama me një të moshuar të prekur nga tërmeti.

Ai deklaroi me lot në sy se tërmeti i ka shkatërruar banesën dhe nuk ka ku të fusë kokën, ndërkohë kryeministri Edi Rama e përqafoi për t’i dhënë kurajo.

Por kush është në të vërtetë i moshuari i “pastrehë”?

Albeu.com mëson ekskluzivisht se i moshuari në fjalë është shtetasi, Malë Kasa dhe nuk është aspak i pastrehë.

Mësohet se të moshuarit vërtet i është dëmtuar një banesë në Durrës por ai është pronar i të pakten një banese tjeter në Strugë, siç mund të shihni edhe ne fotot në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Por jo vetëm kaq, Malë Kasa me origjine nga Kercova, ka edhe një burim të mirë të ardhurash pasi sipas informacioneve ai merr pension të shtetit zvicerjan.

Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri kanë shkatërruar mijëra banesa në Durrës, Tiranë, Lezhë e Laç, dhe familje që jetonin në gjendje të vështirë tashmë janë në qiell të hapur, pa asnjë të ardhur shtesë e as një shtepi te dyte si zotëria në fjalë. /albeu.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz