Qatip Osmani emërohet trajner i ri i Malishevës
dp

Lexo edheAmbasadori i Mbretërisë së Bashkuar viziton fabrikën e Birra Peja: Një model i suksesit teknologjik në rajon

Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e Qatip Osmanit si kryetrajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ri.
Klubi nga Malisheva ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur tetovar, i cili do të udhëheqë skuadrën në aventurat e ardhshme në futbollin vendor.
“Mirë se vjen kampion, Prof. Qatip!” – shkruan FC Malisheva në njoftimin zyrtar, duke theksuar entuziazmin për fillimin e këtij kapitulli të ri.

Lexo edheAmbasadori i Mbretërisë së Bashkuar viziton fabrikën e Birra Peja: Një model i suksesit teknologjik në rajon
Osmani pritet të nisë punën menjëherë me ekipin, ndërsa drejtuesit e klubit shprehen optimistë për ndikimin e tij në zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e skuadrës në sezonin e ardhshëm të Superligës së Kosovës.