Qalaj: Kërkesa e Osmanit për masë të përkohshme i jep kohë VV-së të vazhdojë me bllokimin
dp

Lexo edheÇitaku kritikon Qeverinë: Të angazhohet për lirimin e njerëzve që po burgosen në Serbi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, e ka quajtur të gabuar kërkesën që presidentja Vjosa Osmani i ka drejtuar dje Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e mundësisë së një mase të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh.
“Unë po flas personalisht, mendoj që kërkesa për masë të përkohshme është e gabuar, sepse i jep kohë partisë që ka fituar më shumë ulëse, VV-së, që të vazhdojë me bllokimin e institucioneve të Kosovës, bllokimin e zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit. Mendoj që është e gabuar,” tha Qalaj.
Ai shtoi se presidentja është dashur që shumë më herët t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Lexo edheÇitaku kritikon Qeverinë: Të angazhohet për lirimin e njerëzve që po burgosen në Serbi
“Presidentja është dashur shumë më herët t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, pasi që kemi kaluar një kohë shumë të gjatë. Kemi humbur muaj të tërë dhe ende nuk po arrijmë të gjejmë një zgjidhje,” theksoi ai.