back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmePZAP-ja e gjobit me 2 mijë e 500 euro VV-në, shkaktar Peci

PZAP-ja e gjobit me 2 mijë e 500 euro VV-në, shkaktar Peci

Të ngjajshme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 2 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës zgjedhore, pas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës.

Në arsyetimin e dënimit, PZAP-ja tha se ka gjetur se më 16 shtator, kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka realizuar fotografi në hapësirat e brendshme të Muzeut të Qytetit të Mitrovicës në kundërshtim me dispozitat ligjore zgjedhore, duke shfrytëzuar burimet dhe institucionet publike shtetërore për qëllime elektorale.

“Paneli pasi që shqyrtoi pretendimet ankimore dhe përgjigjen në ankesë, ka gjetur se postimi i fotove është ende aktiv në llogarinë në Facebook të kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e subjektit politik VV, Faton Peci, dhe ka vërtetuar se fushata është bërë në hapësirat e brendshme të Muzeut të Qytetit në Mitrovicë”.

“Nga prova materiale e bashkëngjitur në ankesë të subjektit politik PDK dhe shkresave të tjera të lëndës, paneli ka vlerësuar se nga ana e kandidatit për kryetar nga radhët e subjektit politik VV është shkelur Rregullorja Zgjedhore për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar, pasi kandidati në fjalë me qëllim të promovimit të numrit në listën me të cilën kandidon për kryetar është regjistruar në hapësirat e brendshme të Muzeut të Qytetit, për fushatë zgjedhore”.

PZAP-ja tutje tha se Lëvizja Vetëvendosje detyrohet që gjobën e shqiptuar ta paguaj në afat prej 15 ditëve, teksa vendimin e plot mund ta lexoni KËTU

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz