Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar me ironi ndaj pyetjes së një gazetari lidhur me atë nëse do ta mbështesë me votë Presidenten Vjosa Osmani.
Teksa po hynte në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku pritet të diskutohet edhe çështja e presidentit apo presidentes, Haziri u ndal shkurt për media. I pyetur drejtpërdrejt nëse ka votë për Osmanin, ai u përgjigj me një reagim të shkurtër dhe ironik: “Uau, çfarë pyetje vëlla”, duke lënë të hapur qëndrimin e tij.
LDK-ja pritet të sqarojë pozicionin e saj zyrtar pas diskutimeve të brendshme, ndërsa zhvillimet rreth postit të presidentit vazhdojnë të mbeten në fokus të skenës politike.