back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajme“Pyes kur të du, s’mun më mëson ti”, tensione në Komisionin për...

“Pyes kur të du, s’mun më mëson ti”, tensione në Komisionin për Punë të Jashtme

Të ngjajshme

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është duke raportuar në Komisioni për Punë të jashtme, raportim ky i cili po përcillet me tensione në mes të anëtarëve të Komisionit dhe vetë Bislimit.

Xhavit Haliti i ka drejtuar kritika Besnik Bislimit duke i thënë që të përgatitet më mirë. “Pyes kur të du, s’mun më mëson ti. Kur të vish, përgatitu mirë”, ka thënë Haliti.

Haliti është parë i tensionuar edhe me Haki Abazin, duke i thënë që nëse do t’i drejtojë vetëm ai pyetje Besnik Bislimit atëherë le të shkon në zyrë.

“Shko në zyrë edhe të kallxon krejt”, ka shtuar tutje Haliti.

E ashpër me Bislimin ka qenë edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Ajo i ka thënë se është turp të thuhet që s’ka pasur dokumente për dialogun, duke i kërkuar Bislimit të ballafaqohet me Avdullah Hotin.

“Shko ballafaqohu me z.Hotin, Është marre me thane qe s’ka pas dokumente”, ka thënë Kadrijaj.

Ndërkohë Besnik Bislimi ka thënë se dialogu nuk do të rifillojë para pjesës së dytë të qershorit.

“Nuk do këtë takime edhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”, ka thënë Bislimi./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz