back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmePutini vendosi në gatishmëri forcën bërthamore, reagon SHBA-ja

Putini vendosi në gatishmëri forcën bërthamore, reagon SHBA-ja

Të ngjajshme

Aktorja 50-vjeçare ”çmend” rrjetin me trupin e saj

Aktorja amerikane, Eva Longoria ka ”trazuar” plazhin në Marbella...

Mendimi për motin: Të dielen rrebeshe shiu

Mendimi për motin – 15.08.2025 Me vransira kalimtare e intervale...

Adrola Dushi mahnit me elegancën e saj në foton e fundit

Adrola Dushi ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një...

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar pas urdhrit të Presidentit Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti këtë vendim të papranueshëm.

Në një intervistë për CBS News, ajo theksoi se Rusia po përshkallëzon luftën, ndërsa shtoi: “Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”.

Sipas agjencisë “TASS”, urdhri i Putinit ndaj këtyre forcave është dhënë “për shkak të deklaratave agresive nga Perëndimi”.

Edhe Ukraina ka reaguar pas urdhrit të dhënë nga Vladimir Putin për kalimin në gjendje gatishmëri të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë.

“Nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, do të përbëjë një katastrofë botërore, por nuk do të na shkatërrojë”.

Kuleba tha se ky urdhër i Putinit erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi për dy delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës për t’u takuar për bisedime.

“Ne e shohim këtë urdhër si një përpjekje për të bërë presion mbi delegacionin ukrainas”, u shpreh Kuleba.

“Por ne nuk do të dorëzohemi para këtij presioni. Ne do t’u qasemi bisedimeve shumë thjeshtë. Do të shkojmë atje për të dëgjuar se çfarë ka për të thënë Rusia, dhe do t’u tregojmë se çfarë mendojmë për gjithë këtë”, u shpreh Kuleba.

“Ukraina nuk po bie. Ne po rrjedhim gjak, por vazhdojmë të mbrohemi me sukses”, shtoi ai.

Ai shtoi më tej se pavarësisht këtyre zhvillimeve, Ukraina nuk do t’i dorëzohet presioneve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz