BallinaBotëPutini nuk i kishte bërë mirë llogaritë, kreu i CIA-s thotë se...

Putini nuk i kishte bërë mirë llogaritë, kreu i CIA-s thotë se presidenti rus është nervoz dhe i frustruar – kishte planifikuar për dy ditë ta merr Kievin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Drejtori i agjencisë amerikane të Inteligjencës – CIA, William Burns, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është nervoz, pasi ka planifikuar të marr kryeqytetin ukrainas – Kievin brenda dy ditëve

Duke folur në një takim në Kongresin amerikan, Burns paralajmëroi ligjvënësit amerikanë, transmeton Telegrafi.

“Mendoj që Putin tani është nervoz dhe i frustruar. Sigurisht se do të dyfishojë forcën dhe të tentojë të thyej ushtrinë ukrainase – duke mos pasur parasysh fare civilët”, tha Burns

Ai theksoi se së bashku me analistët e CIA-s, nuk e shohin sesi Putin do t’ia arrijë qëllimin e marrjes së Kievit dhe ndërrimin e qeverisë në krye me presidentin Volodymyr Zelensky – për ta zëvendësuar me një marionetë ruse.

“Nuk e shoh ndonjë mundësi sesi do t’ia arrijë qëllimit, dhe ku e çon kjo. Besoj se javëve të ardhshme do të dyfishoj rolin dhe të investojë në ushtri – duke mos pasur fare vëmendjen e viktimave civile”, shtoi kreu i CIA-s.

Madje ai është shprehur i bindur se ukrainasit do të vazhdojnë me efikasitet dhe vendosmëri, t’i kundërvihen ushtrisë ruse. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz