BallinaLajmePutin po bëhet gati për luftë? Forcat ruse stërviten në Krime

Putin po bëhet gati për luftë? Forcat ruse stërviten në Krime

Të ngjajshme

Zyra për kategoritë e dala nga lufta, Hoti tregon çfarë shërbime do të kryej

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është miratuar...

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e...

Rusia ka nisur një stërvitje të paprecedentë ushtarake të koordinuar nga ajri, toka dhe deti. Stërvitja po zhvillohet në Krimenë e aneksuar dhe në të janë përfshirë me mijëra trupa.

Ky veprim konsiderohet tepër domethënës pasi thuhet se është hera e parë në historinë e ushtrisë ruse që tri njësi të mëdha ajrore bëhen bashkë në një aksion simultan.

Komandanti përgjegjës i stërvitjes, Kolonel – Gjeneral Andrei Serdyukov tha se ky aksion vinte për shkak të “rrezikut në rritje terrorist” në rajon.

Më shumë se 2500 paratrupa dhe 600 pajisje ushtarake pritet të zbarkojnë në gadishullin e diskutuar, që ishte nën kontrollin e qeverisë ukrainase, derisa Rusia e aneksoi ilegalisht në Shkurt të 2014-s.

Vendet perëndimore vijojnë ta dënojnë aneksimin e Krimesë duke e konsideruar si shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, NATO, pjesë e së cilës Ukraina nuk është ende, u shpreh e alarmuar për këtë stërvitje ushtarake të Rusisë, duke e quajtur të jashtëligjshme.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur trupat e Amerikës së Veriut dhe ato europiane po vendosen në kufi me Rusinë. /tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz