back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmePutin përgatit ‘materiale historike’ për të bindur Trump se Ukraina është një...

Putin përgatit ‘materiale historike’ për të bindur Trump se Ukraina është një shtet ‘artificial

Të ngjajshme

Presidenti rus Vladimir Putin do t’i paraqesë presidentit të SHBA-ve Donald Trump “materiale historike” për ta paraqitur Ukrainën si një shtet artificial gjatë samitit të tyre në Alaska.

Kështu pretendoi Qendra për Kundërshtimin e Dezinformimit e Ukrainës të enjten e 14 gushtit, raporton Kyiv Independent.

Sipas qendrës, paketa përfshin harta gjeografike që synojnë të justifikojnë pretendimet territoriale të Rusisë dhe agresionin e vazhdueshëm ushtarak në Ukrainë.

Ky pretendim vjen një ditë para takimit të parë ballë për ballë midis Putin-it dhe Trump që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump, bisedime që Shtëpia e Bardhë i ka përshkruar si pjesë të përpjekjes së Washington-it për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Qendra për Kundërshtimin e Dezinformimit e Ukrainës paralajmëroi se Kremlini mbështetet rregullisht në narrativa historike të shtrembëruara për të racionalizuar veprimet e tij, duke e portretizuar Ukrainën si historikisht të varur nga Rusia dhe duke e paraqitur sovranitetin e saj si të paligjshëm.

Putini ka përdorur vazhdimisht argumente të tilla pseudo-historike në paraqitjet publike.

Në një intervistë të vitit 2024 me komentatorin e ekstremit të djathtë amerikan Tucker Carlson, ai mbajti një monolog 30-minutësh mbi historinë e Rusisë dhe Ukrainës të mbushur me pasaktësi dhe shtrembërime.

“Asnjë fakt historik, e lëre më fantazitë pseudo-historike, nuk mund të jetë bazë për pretendime territoriale dhe nuk justifikon agresionin e armatosur kundër vendeve të tjera”, tha Qendra për Kundërshtimin e Dezinformimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz