BallinaShqiptarePushuesit “braktisin” Shëngjinin, 30 % më pak turistë se në 2017

Pushuesit “braktisin” Shëngjinin, 30 % më pak turistë se në 2017

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Paqëndrueshmëria e motit gjatë qershorit e korrikut dhe pamundësia ekonomike, kanë ndikuar në uljen e numrit të turistëve në bregdetin e Shëngjinit. Operatorët turistikë flasin për një rënie deri në 30 % në krahasim me një vit më parë, edhe pse theksojnë se kanë përmirësuar kushtet duke mos rritur çmimet.

Shëngjini prej disa vitesh është ndërruar në një prej destinacioneve të turizmit masiv.

Por kur jemi në mes të sezonit këtë vit, operatorët turistikë flasin për një ulje me rreth 30 %  në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sadik Beqiri: Janë më pak klientë se vitet e kaluara.

Dritan Kondakçiu: Sivjet ka qenë puna dobët, shumë dobët.

Të dhënat nuk janë zyrtare, por numri i ulët i pushuesve këtë pjesë të parë të sezonit konstatohet lehtë.

Sadik Beqiri: Plazhi i Shëngjit ka një rënie rreth 20% të klientelës.

Disa prej tyre e lidhin këtë situatë me motin e keq, por ka edhe nga ata qe gjejnë si shkak edhe gjendjen ekonomike.

Sadik Beqiri: Këtë lloj klientele që na vinte nuk po e shohim që po na vjen vazhdimisht, ndoshta ndikohen nga moti.

Dritan Kondakçiu: Mungesa e lekut që nuk ka popullit.

Por turizmi në Shëngjin duket se penalizohet edhe nga dy faktorë të tjerë, mungesa e punonjësve profesionistë dhe ofertat e munguara të guidave turistike, edhe pse operatorët thonë se kanë përmirësuar kushtet.

Sadik Beqiri: Ne kemi rritur shërbimet por çmimet tona kanë qenë njësoj si vitet e kaluara.

Bashkia e  Lezhës thotë se Shëngjini ka vëmendjen maksimale sa i takon masave për pastrimin por edhe për shërbimet e tjera, por nuk pranoi të komentojë mbi arsyet e këtij fenomeni në bregdetin e Shëngjinit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz