BallinaLajmePushimi pranveror vetëm për nxënësit, mësimdhënësit po detyrohen të dalin në punë...

Pushimi pranveror vetëm për nxënësit, mësimdhënësit po detyrohen të dalin në punë |Foto

Të ngjajshme

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kaderi vishet me fustan të ngushtë, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Ish-barorja e Big Brother Vip Kosova, Kader Kicaj po...

Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u vazhdojnë të mos kuptohen mes veti.

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka marrë vendim që orët e humbura gjatë grevës të mos zëvendësohen, e ky vendim bie në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Pavarësisht që pushimi pranveror ka filluar për nxënësit, një gjë e tillë nuk po vlen edhe për mësimdhënësit.

Ballkani.info ka siguruar disa email që MASHT-i i ka dërguar udhëzim Drejtorive Komunale të Arsimit, që këta të fundit të i obligojnë mësimdhënësit që të paraqiten çdo ditë në punë, vetëm për të nënshkruar si fakt që mësimdhënësit po paraqiten në vendin e tyre të punës, edhe pse ata nuk po zhvillojnë orë mësimore.

Për këtë çështje ka folur edhe zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit Arbër Geci.

Ai për Ballkani.info tha se MASHT ka marrë vendim për kompensim të orëve mësimore të humbura, ku parashihet që pushimi pranveror të shfrytëzohet për t’u zëvendësuar 5 nga 15 ditët e humbura gjatë grevës, në procesin mësimor.

Sipas tij ky vendim është përcjellë tek Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe se ato kanë obligim që ta përcjellin tek të gjitha shkollat.

“Ekziston një vendim i Ministrit të MASHT për kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës së SBASHK. Ky vendim parasheh që pushimi pranveror të shfrytëzohet për t’u zëvendësuar 5 nga 15 ditët e humbura gjatë grevës, në procesin mësimor. Ky vendim është përcjellë tek Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe ato kanë obligim që ta përcjellin tek të gjitha shkollat”, ka thënë Gecaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz