back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditPunime në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të komunës së Rahovecit përballen...

Punime në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të komunës së Rahovecit përballen me reduktime të ujit të pijshëm

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Për shkak të një avarie të ndodhur gjatë punimeve për dislokimin e gypit FI 300 në rrugën “Mizahir Isma”, disa zona të Komunës së Rahovecit po përballen me reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të KRU “Gjakova” këto reduktime kanë prekur Zonën 2, Zonën 3, disa lagje të Zonës 1, si dhe fshatin Brestovc të Komunës së Rahovecit.

Në njoftimin e bërë nga KRU “Gjakova” bëhet e ditur që ekipet teknike ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e ujit të pijes sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Tutje KRU “Gjakova” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar përkushtimin e saj për zgjidhjen e situatës dhe minimizimin e ndikimit tek konsumatorët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz