back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmePunime në rrjet, disa lagje të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë

Punime në rrjet, disa lagje të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë

Të ngjajshme

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi përmes një...

Bayer Leverkusen ”ndalon” korrneret për ndeshjen ndaj Arsenalit

Bayer Leverkusen sonte do të përballet me Arsenalin në...

Rahovec dhe disa fshatra të Gjakovës do të mbeten pa ujë të enjten

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Gjakova ka njoftuar se...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të rajonit.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Hysni Ferizi”, “Isak Ibrahimi”, “Sami Gashi”, “Nexhip Draga” dhe “Ilaz Kodra”, si dhe në fshatin Kqiç në Mitrovica.Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Gani Musa” dhe “Parisi”, si dhe në Zveçan, Stan Tërg dhe Vaganicë.

Nga KRU Mitrovica është bërë e ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përfshira.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Konsumatorëve u rekomandohet që në raste të tilla ta lënë rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz