Punëtorët teknik të shkollave fillore kërkojnë kompenzim shtesë për punen që po e bëjnë në kohë pandemie
BILLI

Lexo edheLuljeta Shala, heroina nga Drenasi që zgjodhi vdekjen para dorëzimit (VIDEO)

Punëtorët teknik të shkollave fillore kërkojnë kompenzim shtesë për punen që po e bëjnë në kohë pandemie. Kështu ka thënë Qamil Ramadani, përfaqësues I punëtorëve teknik nga Shkolla e Mesme e Ulët “Bajram Curri”, në Nekovc të Drenasit.
Lexojeni të plotë reagimin e tij:
Punëtoret teknik te shkollave fillore të komunes së Drenasit që menagjohen nga sektori publik, kërkojnë nga Kryeministri i Kosovës dhe nga Ministria e Financave që të bëj kompenzimin shtesë për punëtoret teknik të shkollave fillore në Komunen e Drenasit për punën që e bëjnë jashtë kontratës në kohë pandemie, si në dezinfiktimin e objekteve shkollore si dhe në matjen e temperatures së nxënsëve.

Lexo edheLuljeta Shala, heroina nga Drenasi që zgjodhi vdekjen para dorëzimit (VIDEO)
Andaj ne punëtoret teknik edhe pse me paga shumë të ulëta, ku njëherit nuk paguhemi për shujten ditore që është e lejuar edhe në bazë të kontrates kolektive, nuk paguhemi as për punen që bëjmë gjatë festave, nuk paguhemi për shtesa të fëmijëve dhe pa sigurim shëndetësor.
Qamil Ramadani, përfaqësues i punëtorve teknik në SHMU “Bajram Curri” Nekovc, Drenas.