back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPunëtorët e sigurimit të QKUK-së ende pa zgjidhje, afati i premtuar shtyhet

Punëtorët e sigurimit të QKUK-së ende pa zgjidhje, afati i premtuar shtyhet

Të ngjajshme

Çmimet e larta të qirasë, reperja ka një kërkesë të pazakontë për fansat

Reperja amerikane Cardi B u ka kërkuar falje publikisht...

FSK përfundon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Jezhnicës

Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)...

Vidhen stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro në Ferizaj

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen...

Ja nga sa ulëse kanë siguruar partitë në Kuvendin e Prishtinës

Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP, ka analizuar...

Është dita e 32-të që Xhemajl Bajrami dhe i biri i tij, punëtor sigurimi në QKUK, presin një përgjigje për fatin profesional të tyre bashkë me 278 kolegë të tjerë.

E premtja e kaluar ishte afati i dhënë për kthimin në punë të punëtorëve, premtim i cili nuk u realizua nga ana e SHSKUK-së për arsye që s’dihen publikisht.

Për rrjedhojë, gjendja e punëtorëve grevist sa shkon e rëndohet.

“Veç fjalë, 32 ditë me të soten, s’ka ardh të na vizitojë askush. Ka qenë vështirë. 90% e punëtorëve janë në kredi, kam të sëmurë në shtëpi. E kam gruan me kancer, kam shpenzime tjera po askush parasysh nuk po i merr. Krejt e dinë çka po lypim po askush s’don të ketë të bëjë me këtë… qysh ja kanë nis këta qe 33 ditë, javët po ecin e punët nuk po kryhen”, ka thënë Xhemajl Bajrami, Punëtor sigurimi në QKUK.

Ditën e djeshme, përfaqësuesit e punëtorëve kanë zhvilluar një takim me drejtorin e SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Për dallim nga herat e tjera, këtë herë e morën një lajm por edhe një afat të ri.

“Takimi që kemi pas dje me drejtorin e SHSKUK-së e kemi një lajm paksa të mirë. Dje ka fillu procedura përmes drejtorit të SHSKUK dhe OSHP-së siç tha drejtori, më së shumti zgjat tre ditë përgjigja nga OSHP dhe kompanitë thirren pastaj të hënën, të martën që me përfundu kjo procedurë. Jemi të zhgënjyer që na kanë enë këtë muaj… jemi pa rroga”, ka thënë Hakif Sylejmani, Përfaqësues i punëtorëve.

Gjersa punëtorët presin përgjigje, gazetarë të sektorit të shëndetësisë, konsiderojnë se zvarritja e këtij procesi bëhet për një qëllim tjetër, raporton RTV Dukagjini.

“Besoj tërësisht se është skemë interesi, se ku ndërthuren interesat s’mund ta drejtoj gishtin askund por besoj tërësisht se është skemë interesi. Aq më tepër tani, në historinë e dhënies së këtij tenderi është vlera më e lartë sepse është rritur kostoja dhe numri i punëtorëve dhe besoj plotësisht se është skemë interesi”, ka thënë Bujar Vitija, Gazetar.

Siç ka ndodhur rëndom tash e mbi një muaj, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nuk ka dhënë përgjigje rreth kësaj çështjeje./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz