back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPunëtorët e shëndetësisë në Drenas, në përkrahje të doktorit Bashkim Gllareva nr...

Punëtorët e shëndetësisë në Drenas, në përkrahje të doktorit Bashkim Gllareva nr 59 (FOTO)

Të ngjajshme

Limaj: Nisma alternativa reale për dalje nga kriza politike dhe institucionale

Fatmir Limaj, kryetar i Nisma Socialdemokrate, ka thënë në...

Rrugëtimi për çmimin e madh i ndërpritet Jasminës

Londrimi, Shkurta, Toney, Jasmina, Elijona dhe Labi, u përballën...

Haradinaj: S’kam kriju ushtri interneti për me i sha tjerët

Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zhvilluar...
- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Prof. ass. Dr. Bashkim Gllareva, numri 59, u mirëprit ngrohtësisht në darkën e fundvitit me kolegët e shëndetësisë së Drenasit, njerëzit me të cilët nisi dhe ndërtoi ngritjen e tij profesionale ndër vite, shkruan Drenica Press.
Në një atmosferë të përzemërt dhe plot emocione, Gllareva zhvilloi biseda miqësore me kolegët mjekë dhe infermierë, duke kujtuar kohën e kaluar së bashku dhe duke theksuar mbështetjen e fuqishme që ata i japin në garën për deputet. Ai u shpreh mirënjohës për besimin dhe përkrahjen, duke e cilësuar atë si jetike për këtë sfidë të rëndësishme politike.
“ Në këtë garë jam edhe zëri i tyre”, theksoi Gllareva, duke nënvizuar se angazhimi i tij do të jetë i përkushtuar për përmirësimin e kushteve në shëndetësi, për vlerësimin e punës së mjekëve dhe infermierëve, si dhe për shërbime më cilësore për pacientët.
Ai u uroi kolegëve një vit të suksesshëm, me shpresën që puna dhe sakrifica e tyre të vlerësohen çdo ditë e më shumë, ashtu siç e meritojnë.
Në fund, Gllareva ftoi qytetarët që të dielën të shënojnë mbi numrin 130 në të majtë, dhe 1 e 59 në të djathtë të fletëvotimit, për cilësi në shëndetësi, kushte më të mira për stafin mjekësor dhe kujdes më dinjitoz për pacientët.
Prof. ass. Dr. Bashkim Gllareva 59 ✅

- Advertisement -

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz