Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë më 12 nëntor, këto janë kërkesat e tyre!
dp
Lexo edheAktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, së paku 30 paqeruajtës u patën lënduar
Protesta do të organizohet nga Sindikata e Re – KEK dhe do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të menaxhmentit të KEK-ut në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
Përmes një njoftimi, sindikata ka bërë të ditur se kërkesat kryesore të punëtorëve janë ngritja dhe nivelizimi i pagave, si dhe realizimi i pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e KEK-ut për vitin 2026.
“Për paga dinjitoze, për barazi dhe për respektimin e të drejtave të punëtorëve!”, thuhet në thirrjen e sindikatës për protestë.
Lexo edheAktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, së paku 30 paqeruajtës u patën lënduar
Organizatorët u kanë bërë thirrje punëtorëve që të marrin pjesë në protestë për të shprehur pakënaqësitë dhe për të kërkuar realizimin e këtyre kërkesave./lajmi.net/