Një vajzë, e cila ishte e bindur se i dashuri i saj ishte gati për t’i propozuar për martesë, vendosi t’i ngrejë një kurth për ta vënë në provë, por rezultati ishte i tmerrshëm.
Duke u shfaqur në kanalin YouTube për të kapur ‘mat’ të dashurin e saj, gruaja e paidentifikuar tha se partneri i saj ishte duke vepruar “çuditshëm” dhe donte të arrinte të kuptonte sjelljet e tij.
Bjondja, e cila pretendon të jetë trashëgimtare e një dyqani ëmbëlsirash, tha: “E pashë historinë e tij të kërkimit dhe ishte një unazë.
“Unë mendoj se ai është duke vepruar çuditshëm, sepse do të më propozojë mua për martesë.”

Ajo shtoi: “Familja ime kurrë nuk e ka miratuar këtë lidhje. Shpresoj që t’i provoj atyre se e kanë gabim. ”
Pas këtij takimi, organizatorët e kurthit të supozuar, të cilët mburren me më shumë se 2.6 milionë ndjekës në YouTube, dërguan një modele të quajtur Sofie për të flirtuar me njeriun që nuk dyshon, i cili ishte në një kafene gjatë pushimit të tij të punës.
E dashura e shqetësuar e pa skenën kur “burri i saj” e lejon modelen të ulet dhe pastaj fillon flirtimin dhe shkëmbimin e llogarive të Instagram-it.
Për ‘tmerrin’ e saj, djali që dashuronte pati një vallëzim të shkurtër me modelen.


















