Punë e kryer, këtë fanellë do ta djersitë Hakan Çalhanoglu sezonin e ri
dp

Lexo edheDrita mposhtet nga Copenhagen

Mesfushori i njohur turk, Hakan Çalhanoglu, do të vazhdojë karrierën e tij te Interi.
Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, Gordon Stipic, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një rikthim të mundshëm në Turqi.
“Asnjë Fenerbahçe, as Galatasaray… Hakan nuk kërkoi kurrë të largohej nga Interi dhe është i vendosur të qëndrojë. Nuk ka negociata me klube të tjera”, tha Stipic për TRT Sport, raporton IndeksOnline.

Lexo edheDrita mposhtet nga Copenhagen
Kohëve të fundit kishte pasur raportime se Fenerbahçe dhe Galatasaray po tentonin transferimin e tij, por agjenti i Çalhanoglu i ka quajtur këto thjesht spekulime.
Ai e bërë të qartë se mesfushori 30-vjeçar do të vazhdojë me Interin edhe sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/