back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmePulmologu i QKUK’së dridh opinionin: Përmend një shifër tronditëse të të infektuarve...

Pulmologu i QKUK’së dridh opinionin: Përmend një shifër tronditëse të të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Të ngjajshme

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Pulmologu i QKUK’së, Shpëtim Thaçi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të qëndrojnë edhe së paku dy javë në shtëpi në mënyrë që të mos mundësojnë përhapjen e COVID-19.

Doktorantë në Universitetin e Prishtinës ka thënë se bazuar në hulumtimet shkencore dhe statistikat që po publikohen nga shkencëtarët e botës, në Kosovë mund të ketë rreth 240 persona të prekur me koronavirus.

“Çdo njëri, të qëndrojë në shtëpi së paku 2 javë”, ka kërkuar ai.

“Meqë Kosova gjendet në ditën e 14-të dhe janë identifikuar 24 raste pozitive me SARS-CoV-2, rrjedhimisht sipas ketyre të dhënave në Kosovë mund të janë 240 raste të infektuara me këtë virus”, ka shkruar pulmokogu i QKUK’së.

Këto të dhëna i ka bazuar në gjetjet e epidemiologut dhe profesorit të Universitetit të Edinburgut, z. Igor Rudan.

“Në bazë të të dhënave epidemiologjike të fundit nga epidemiologu i shquar me famë botërore, profesor i Universitetit të Edinburgut, z. Igor Rudan, tregohet qartë mënyra se si ky virusi atakon kaq shumë njerëz, shih te dhënat më poshtë:

Dita 0 – 1 i infektuar = 0 të sëmurë

Dita 7 – 10 të infektuar = 1 sëmurë

Dita 14 – 100 të infektuar = 10 të sëmurë

Dita 21 – 1000 të infektuar =100 të sëmurë

Dita 28 – 10,000 të infektar = 1000 të sëmurë

Dita 35 – 100,000 të infektuar = 10000 …

Dita 42 – 1,000,000 të infektuar = 100,000…

Dita 49- 10,000,000 të infekekt= 1.000.000…”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz