Publikohet traileri i ‘Without Blood’, Angelina Jolie pas kamerës

Salma Hayek është protagonistja e filmit të ri të Angelina Jolie, “Without Blood”, një dramë e fortë që eksploron hakmarrjen, luftën, traumën dhe mënyrën se si njeriu përpiqet të shërohet pas përvojave të dhimbshme. Traileri i publikuar së fundmi jep një ide për atmosferën e r filmit dhe për performancën e Hayek në rolin e Nina-s.
Përkrah aktores së nominuar për Oscar shfaqet edhe aktori i nominuar për Oscar, Demian Bichir. Në trailer, Hayek, në rolin e një gruaje të përndjekur nga e kaluara, thotë:
“Hakmarrja është droga që na lejon të luftojmë.”
Filmi është shkruar dhe, po ashtu, ka si regjisore Angelina Jolie-n, teksa bazohet në romanin bestseller me të njëjtin emër të Alessandro Baricco. Historia zhvillohet pas përfundimit të një konflikti dhe ndjek Nina-n, e cila përfshihet në një plan hakmarrjeje të ndërtuar përgjatë shumë vitesh, pas vrasjes brutale të familjes së saj.

Pavarësisht se sa i rëndësishëm ishte projekti, Hayek ka pranuar se fillimisht nuk donte të luante në film.

Lexo edheGraniti publikon foto me Melindën nga pushimet, shfaqen dorë për dore
“Nuk doja ta bëja filmin. Nuk doja të isha Nina”, ka rrëfyer më herët aktorja.
Ajo shpjegoi se nuk dëshironte të hynte emocionalisht në vendet ku ndodhej personazhi dhe se roli ishte tepër i dhimbshëm për të.
Hayek tregoi se i kishte thënë Jolie-t se nuk donte ta interpretonte këtë grua, pasi i ishte dashur shumë kohë për të arritur në një pikë të jetës ku ndihej vërtet e lumtur dhe nuk dëshironte të kalonte javë të tëra duke vuajtur emocionalisht për një rol.














