back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPublikohet një pjesë e shkurtër e këngës së Rita Orës me Yll...

Publikohet një pjesë e shkurtër e këngës së Rita Orës me Yll Limanin

Të ngjajshme

Dy nga emrat më të njohur të muzikës, Rita Ora dhe Yll Limani, kanë konfirmuar se po vijnë me një duet që pritet të jetë një ndër bashkëpunimet më të komentuar të vitit.

Pas thashethemeve të shumta që qarkulluan në rrjetet sociale, tashmë është vetë Ylli ai që ka ndarë me ndjekësit një pjesë të shkurtër të këngës së re përmes një videoje në TikTok.

Fragmenti ka ngjallur menjëherë reagime të shumta dhe entuziazëm te fansat e të dy artistëve.

Projekti i ri, i cili pritet të publikohet shumë shpejt, duket se do të sjellë një përzierje unike të stilit modern të Ritës me ndjeshmërinë karakteristike të muzikës së Yllit.

Edhe pse nuk janë bërë ende të ditura detajet rreth titullit apo datës së publikimit, pritshmëritë janë të larta, duke qenë se ky është bashkëpunimi i parë mes një artisti shqiptar të njohur ndërkombëtarisht dhe një prej zërave më të suksesshëm të skenës vendase.

Fansat kanë vërshuar me komente pozitive në rrjete sociale, duke shprehur padurimin për lansimin e plotë të këngës.

Rita dhe Ylli janë të dy në një periudhë shumë aktive të karrierës së tyre, ndaj ky duet pritet të jetë një nga publikimet më të spikatura të fundit të vitit.

@ylllimanii OOOPSSS @Rita Ora 👀🧡 #newmusic #artist #music #ylllimani #ritaora ♬ Rita Ora x Yll Limani – Yll Limani

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz