back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmePublikohet Lista e Zezë e Amerikës: Aty mbesin Limaj, Haradinaj, Selimi, Lladrovci,...

Publikohet Lista e Zezë e Amerikës: Aty mbesin Limaj, Haradinaj, Selimi, Lladrovci, Lushtaku…

Të ngjajshme

Kurti dhe Orav flasin për bashkëpunimin Kosovë-BE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Erdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin, në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten...

Arteta i kërkon Arsenalit të nënshkruajë me mbrojtësin 60-milionësh

Arsenali ka nisur kontaktet me Ajaxin për të tentuar...

Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota.

Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lista e ashtuquajtur e zezë është freskuar sot, më 3 shkurt, shkruan lajmi.net.

Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, kasapi nga Kosova që po lufton në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak.

Përveç kësaj, aty ka mbetur edhe kryetari i Nismës për Kosovën, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Befasisht, në listën e zezë të Amerikës gjendet edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë.

Sa u përket serbëve, çuditërisht në këtë listë të freskuar gjendet ende emri i Sllobodan Millosheviqit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës.

Aty është edhe Millorad Dodik, kryetari Republikës Serbe të Bosnjës. Marko Jakshiq po ashtu është në listë.

Deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi. Aty është edhe Rrustem Mustafa-Remi, ish deputet i PDK-së.

Edhe Sami Lushtaku është aty

Lajmi.net ua sjellë disa nga emrat e njohur të shqiptarëve në listën e zezë të Amerikës:

Ramiz Lladrovci

Naser Kelmendi

Lavdrim Muxhaeri

Haradin Bala

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Sami lushtaku

Isak Musliu

Jonuz Musliu

Shefqet Musliu

Rrustem Mustafa

Rexhep Selimi

Azem Syla

Emrush Xhemajli

Sami Ukshini

 

al-kosovo limaj dauti sami-lushtaku remi rexhep-selimi azem-sula

- Advertisement -

Të Fundit