BallinaLajmePublikohet dokumenti ku Suriname ka tërhequr njohjen e Kosovës

Publikohet dokumenti ku Suriname ka tërhequr njohjen e Kosovës

Të ngjajshme

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet,...

Shkresën ku deklarohet se Qeveria e Republikës së Surinamit ka tërhequr njohjen e Kosovës e ka dërguar Misioni i Përhershëm i Surinamit në Kombet e Bashkuara.

Siç theksohet në komunikatë, dokumenti i është drejtuar Misionit të Serbisë në OKB, Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme dhe asaj të Kosovës.

Në një dokument të paraqitur në bazë të numrit të DN 171/17 thuhet se vlen të përmendet se Serbia i ka dërguar Surinamit një shkresë më 29 korrik 2016 dhe se “pason vendimi i Qeverisë së Republikës së Surinamit për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”. Vendimi u mor më 27 tetor.

“Misioni i përhershëm i Surinames në OKB i dorëzon dokumentin misionit të përhershëm të Serbisë në OKB  notën referenciale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, gjithashtu për vendimin e datës 29 korrik, 2016 dhe si një përgjigje zyrtare e Republikës së Surinames se ka nderin për të lajmëruar vendimin për të revokuar njohjen e Kosovës dhe Metohisë si shtet i pavarur”, thotë dokumenti.

Më tej thuhet se në lidhje me këtë vendim janë njoftuar edhe zyrtarët shtetëror të Kosovës.

“Shkresa diplomatike i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, më 30 tetor, të cilën e informon për vendimin në fjalë”, thotë dokumenti, shkruan Zëri.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, tha në një konferencë për shtyp se Surinami tërhoqi vendimin e saj për njohjen e Kosovës, ndërsa Prishtina njoftoi se “Daçiq është sharlatan dhe kjo nuk është e vërtetë”, theksojnë mediet serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz